BallinaAktualitetEMRAT/KLP merr vendime, cakton prokurorët e përkohshëm

EMRAT/KLP merr vendime, cakton prokurorët e përkohshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot ne mbledhjen e radhës emrat e prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori. Mes tyre me 10 vota, e në mungesë të anëtarit Besnik Cani është zgjedhur edhe kreu i Apelit të Krimeve të Renda.

“Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda”- njofton ndër të tjera KLP.

Emrat e prokurorëve

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Isa Jata në pozocionin e prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të perkohshëm të prokurores Rozeta Qirjaqi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular