Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka hyrë në të pesëdhjetat me stil, ndërsa ahengun e saj të ditëlindjes, i cili është mbajtur në Star Island në Miami, e shënuan dhurata ekstravagante, stoli ari dhe fustani “Versace”.
Në ahengun e ditëlindjes së Jennifer Lopez morën pjesë 250 të ftuar. Këngëtarja e njohur për këtë rast e kishte veshur një fustan të artë Versace, ndërsa sipas TMZ në aheng ajo mbërriti në një Porsche 911 GT3 të ngjyrës së kuqe vlera e të cilit thuhet se është 140 mijë dollarë, të cilin ia dhuroi i fejuari i saj Alex Rodriguez, shkruan KOHA Ditore.
Alex në profilin e tij në Instagram e tregoi një pjesë të atmosferës së festimit të ditëlindjes së të fejuarës së tij, ku shihet se të gjithë po argëtohen shkëlqyeshëm.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer mori urime të shumta, ndërsa urimin më emocionues e mori pikërisht nga Alex, i cili e bëri një video të shkurtër, ku janë momentet e tyre të përbashkëta.