BallinaKryesoreVIDEO/ Justina Aliaj: Nëse është nevoja, unë ulem në gjunjë për Teatrin

VIDEO/ Justina Aliaj: Nëse është nevoja, unë ulem në gjunjë për Teatrin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar.

Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Ne paskemi dit për kë me performu”, e nisi fjalën e saj këngëtarja, në shenjë falenderimi për qytetarët që i janë bashkuar kauzës.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunë, unë ju ulem në gjunë për Teatrin”, deklaroi Justina Aliaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments