BallinaAktualitet‘Narcotica’/ Si do vinin me nëndetëse në Shqipëri, 14 ton kokainë

‘Narcotica’/ Si do vinin me nëndetëse në Shqipëri, 14 ton kokainë

‘Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë në dokumentarin e tretë të transmetuar mbrëmjen e sotme është marrë me Shqipërinë.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, citon SYRI.net.

Por sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.

‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

Gazetari italian shprehet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori Francesco Mandoi.

Ndërsa një tjetër punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, është shprehur për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafiqe droge në Itali.

Marrë nga Narcotica-Përgatiti: SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular