BallinaAktualitetProkurori i antimafias/ Mafia në Shqipëri ka mbrojtje nga nivelet më të...

Prokurori i antimafias/ Mafia në Shqipëri ka mbrojtje nga nivelet më të larta qeverisëse

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri ka folur për emisionin ‘Narcotica’ në Rai3 dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare.

Sipas tij, mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre.

‘Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, është shprehur Gratteri për ‘Narcotic

Sipas tij, mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, pasi në Shqipëri ajo është njësh me shtetin.

‘Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm’, është shprehur Prokurori i antimafias Nicola Gratteri.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular