BallinaAktualitetIsh kreu i KQZ se PS, Kume "shuplakë" Prokurorisë dhe KQZ-së: Per...

Ish kreu i KQZ se PS, Kume “shuplakë” Prokurorisë dhe KQZ-së: Per Pjetrin, s’kanë bërë detyrën

Ish-kryetari i KQZ dhe njohësi i mirë i Kushtetutës, Kristaq Kume, teksa komenton rastin e Valdrin Pjetrit, shprehet se,  Prokuroria dhe KQZ nuk kanë bërë detyrën. Në një intervistë për Ora News, Kume deklaroi se, nga ana e këtyre dy institucioneve ka munguar vullneti.

Sipas tij, partitë politike nuk bëjnë verifikime për të kaluarën e kandidatëve.

“Mundësitë për të bërë verifikime për të kaluarën e kandidatëve nuk janë të subjekteve zgjedhore. E kanë të pamundur partitë politike që të bëjnë verifikime të tilla. Partitë politike detyrohen të marrin dokumentacionin që lëshohet nga institucionet ligjzbatuese për pastërtinë e figurës, por jo të verifikojnë pas saj. Ka dy institucione të tjera që ligji i jep të drejtën dhe detyrën që të verifikojnë pastërtinë e figurës në kuptimin e kërkesave të ligjit për dekriminalizimin, që janë KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Në vlerësimin tim janë këto dy institucione që do të duhet ta kishin kryer detyrën dhe mund të mos ndodheshim para kësaj situate. Zoti Pjetri është deklaruar që unë nuk kam problem me të kaluarën time. Në deklaratën e dorëheqjes së tij, ai thotë ‘unë largohem jo pse nuk e ndjej vetën të aftë dhe të zotë për të kryer këtë detyrë, por unë dua të provoj se jam i pastër pa patur fuqinë e kryetarit’. Në këto kushte nuk ka pse ta gjykojmë tjetrin. Të presim cfarë do të thonë organet ligjzbatuese ato që kanë të drejtën dhe detyrën që duhet ta kishin bërë më përpara.

Në fund të fundit në këtë proces zgjedhor sa do kontrollonin gjithsej deklarata të vetëdeklarimit për pastërti? 100 ose 100 e ca persona. Pse nuk e kanë bërë? Për mendim tim ka munguar vullneti për ta bërë deri në fund këtë detyrë, nga këto dy institucione KQZ dhe prokuroria”, shprehet Kristaq Kume.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular