BallinaKryesoreMedia greke zbulon vizitën sekrete të Ramës në Greqi

Media greke zbulon vizitën sekrete të Ramës në Greqi

Mediat greke shkruajnë për një vizitë të fshehtë të Edi Ramës në vendin fqinj. Sipas të njëjtave burime vizita e Ramës në Greqi ka ndodhur pasditen e së enjtes. Trikalavoice.gr shkruan se Rama drekoi në restorantin “Aigli” të hotelit “Panellinion” në qendër të Trikalës dhe menjëherë më pas shijoi kafenë në hijen e sheshit, jashtë tij.

Sipas të njëjtave burime Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij. Gazeta greke shkruan se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jetonte atje.

Kryeministria nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.

Edhe vetë Rama që dokumenton thuajse çdo gjë në ERTV dhe Facebook nuk ka bërë asnjë koment për këtë lëvizje në vendin fqinj të kreut të qeverisë shqiptare.

Në 6 vitet e Ramës në pushtet ai nuk ka zhvilluar asnjë vizitë zyrtare në Athinë për shkak të marrëdhënieve shpesh herë jo fort të mira me qeverinë greke.

Duket se Ramës i ka mbetur të shohë Greqinë vetëm si turist.

https://trikalavoice.gr/%cf%80%ce%b1%cf%81%ce%b1%cf%80%ce%bf%ce%bb%ce%b9%cf%84%ce%b9%ce%ba%ce%ac/%ce%b9%ce%bd%ce%ba%cf%8c%ce%b3%ce%ba%ce%bd%ce%b9%cf%84%ce%bf-%cf%83%cf%84%ce%b1-%cf%84%cf%81%ce%af%ce%ba%ce%b1%ce%bb%ce%b1-%ce%bf-%ce%b1%ce%bb%ce%b2%ce%b1%ce%bd%cf%8c%cf%82-%cf%80%cf%81%cf%89%ce%b8/

Image

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular