BallinaAktualitetDelvina në flakë! Shtëpi të djegura, mijëra pemë e ullishte të shkrumbura,...

Delvina në flakë! Shtëpi të djegura, mijëra pemë e ullishte të shkrumbura, qeveria fle gjumë

Delvina vijon të shkrumbohet nga zjarri që ka rënë prej tre ditësh, ndërsa qeveria mashtron duke deklaruar se flakët janë shuar.

Dy banorë të Delvinës i janë drejtuar gazetës RD me një mesazh ku shkruajnë se, ka edhe shtëpi të djeguara qe qevetia nuk i bën të ditura.

Sipas banorëve, zjarri është aktivizuar sërish në Malin e Gjerë dhe po rrezikohen gështenjat dhe blloku me ullinj shekullorë.

“Në zonën e Finiqit janë 5000 pemë të djegura dhe këta thonë e shuajtëm zjarin. Qeveria po fle gjumë, vetëm mashtrime”, shkruajnë banorët.

Për këtë ngjarje të të rëndë ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Nada Meçorapja.

“Delvina është e rrethuar nga zjarret. Që dje dhjetra hektarë me pyje vazhdojnë të digjen përreth qyteti të Delvinës. Banorët kanë apeluar për ndërhyrje të specializuar nga ajri, por reagimet e pushtetit qendror dhe lokal janë zero.
Nga zona më njoftojnë se është në prag të rrezikut lagjia Vllac nëse nuk ka ndërhyrje ekstra, pasi zjarrfikësit nuk kanë mundur deri tani ta ndalin përparimin e flakëve”, shkruan Meçorapja.

Shperndaje

Facebook
Twitter
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular