BallinaAktualitetEmrat/Kush janë 15 të arrestuarit, shumica biznesmenë

Emrat/Kush janë 15 të arrestuarit, shumica biznesmenë

Pas arrestimeve masive në Tiranë të disa personave të përfshirë në një skemë mashtrimi me Tvsh-në për shmangien e detyrimeve tatimore, Sigurojë emrat e tyre, mes tyre shumë biznesmenë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për gazetaren Dorjana Bezat se bëhet fjalë për shtetasit; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi. Po ashtu në pranga ranë Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti. 15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit

Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia ndërmori një aksion, ku shoqëroi rreth 20 persona, ndërsa më pas disa u lanë të lirë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular