BallinaKronikeVrau shokun e fëmijërisë: Boll i durova, do vrisja dhe të tjerë...

Vrau shokun e fëmijërisë: Boll i durova, do vrisja dhe të tjerë nëse…

Më 5 shtator, një 21-vjeçar mbeti i vdekur pasi shoku i tij i fëmijërisë e qëlloi me thikë në mes të rrugës në qytetin e Bulqizës.

Policia arriti ta kapë personin e dyshuar për vrasjen e të riut pas rreth një ore kërkimi.

Fatjon Keta ra në pranga dhe pavarësisht aktit të rëndë i cili dyshohet se ka nisur për motive banale, 22-vjeçari nuk ka treguar asnjë shenjë pendese.

I rimarrë sërish në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në Dibër, Fatjon Keta është shprehur se nuk ndihet aspak i penduar, madje se nëse do të kishte mundësi, do të kishte vrarë dhe disa persona të tjerë që e shanin dhe kërcënonin çdo ditë.

‘Nuk jam penduar fare për vrasjen e Arlind Pashës. Ai dhe të tjerë si ai më shanin dhe kërcënonin çdo ditë. Po të kisha mundësi, do të vrisja dhe të tjerë. Boll i kam duruar’, – është shprehur 22-vjeçari.

Keta është dërguar vitin e kaluar në spitalin psikiatrik në Shkodër pasi kishte shfaqur shenja të vuajtjes nga shëndeti mendor. Gjatë dorëzimit të tij drejt spitalit, ai u ka thënë mjekëve ‘se do më njohë Arlind Pasha e shokët e tij se kush jam’.

Pavarësisht se i riu ka shkuar në spital, mjekët kanë konkluduar se ai nuk ka nevojë për t’u shtruar dhe kësisoj Keta është rikthyer në Bulqizë.

Pas daljes nga spitali, Keta ka dyshuar se ka qenë pikërisht Arlind Pasha dhe bashkëmoshatarët e tij ata që kishin nisur të përhapnin lajmin se ai ishte me të meta mendore.

Ky dyshohet të jetë dhe motivi se përse i riu e ka vrarë mikun e tij të fëmijërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular