BallinaProfil77-vjeçari nga Peshkopia, tifozi pasionant i Korabit

77-vjeçari nga Peshkopia, tifozi pasionant i Korabit

Nga Ahmet Zani

Atli Kuçka 77 vjeçari nga qyteti i Peshkopisë mund të konsiderohet si tifozi më pasionant i kohrave. Ai tregon se ka ndjekur që në vogli ekipin e futbollit dibran të Korabit, ndërsa ende vijon të mbështesë ekipin e tij të zemrës. Kudo të ekipi i Korabit ka udhëtuar në transfertat ai ka ndjekur nga pas, madje në ndonjë ndeshje kur skuadra e tij, ka dalë nga fusha e lojës me humbje, 77 vjeçari ka qetësuar futbollistët dhe stafin e pankinës. Nëse do e pyesim Atliun për drejtuesit e ekipit, ai nuk do të gabojë duke i renditur të gjitha ata që kanë kontribuar për futbollin dibran.

Të gjithë e duan njeriun e futbollit të qytetit verilindor, është njeri shumë i dashur, i respektuar, dhe ajo çka është e rëndësishme Atliun e karakterizon pasioni për futbollin. Atë do të shohësh të shoqëruar me tërë grupmoshat, ndërsa për djemtë e futbollit ai gjithnjë dhuron emocione pozitive, madhe pasi përfundon ndeshja atë do të shohësh të futet ne fushën e lojës, duke përshendetur tërë futollistët, dhe hera herës shtron koktejl.

Atliu dhe një pjesë e fisit të tij kanë dhuruar tokën në stadiumin ku ndodhet edhe sot, gjatë bisedës me njeriun e fuqishëm të futbollit në Peshkopi, ai tregon se gjysma e pjesës së stadiumit të Korabit ndodhet në pronën tonë, dhe asnjëhere nuk jam i dyzuar për këtë dhuratë në futbollin e qytetit tim.

Disa vite më parë gjatë një stërvitje ai ka shtuar se përgatita një nga bagëtitë për t’ja dhuruar futbollistëve dhe stafit teknik, nëse do kalonin në kategorinë superiore. Ishte dëshira ime e madhe të shihja Korabin në Superiore, por kjo nuk zgjati më shumë se një sezon futbollistik.U dëshpërova shumë nga zbrotja sërish në kategorinë e parë të skuadrës time- ka thënë më tej 77 vjeçari, por besoj se këtë sezon futbollistik, ekipi do të tregojë vullnet të fortë për të kapur elitën. Unë do të udhëtojë me biçikletë nga Peshkopia deri në kryeqytet të ndjek ndeshjet e ekipit, në kohën e përfundimit të rrugës së Arbërit, kështu ka përfunduar prononcimin e tij Atli Kuçka dibrani me virtyte të larta njerëzore dhe pasionanti i futbollit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular