BallinaAktualitetEduard Selami i përgjigjet apelit publik të Oketës/Takim kokë më kokë me...

Eduard Selami i përgjigjet apelit publik të Oketës/Takim kokë më kokë me Bashën në PD

Pas apelit publik të Gazmend Oketës, i cili përmes një interviste televizive u bëri thirrje ish funksionarëve të PD të rikthehn për të bërë të mundur rotacionin politik, në selinë blu vijnë lëvizjet e para.

I larguar prej kohësh nga jeta aktive në politikë, Eduard Selami është rikthyer në kryeqytet, ndërsa paraditen e sotme është parë duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike.

Burimet bëjnë me dije se Selami ka zhvilluar një takim për disa minuta kokë më kokë, me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e Bashes në seli ë blu, ndërkohe nuk ka detaje se cila ka qenë tema e diskutimit.

Sot, rreth orës 18:00, në selinë blu, pritet të mblidhen kryetarët e rretheve për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Në një intervistë për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.

“Të gjithë ata që e gjejnë veten te e djathta. Jo vetëm për shkak të pozicioneve që kanë marrë, por për shkak të bindjeve politike, për shkak të identitetit politik, do të ishte mirë të bashkohemi të gjithë së bashku në një front politik për të bërë të mundur rotacionin politik”, u shpreh Oketa.

https://www.syri.net/politike/282953/oketa-thirrje-ish-funksionareve-te-pd-te-bashkohemi-qe-te-bejme-te-mundur-rotacionin-politik/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular