BallinaAktualitetIronia e gazetarit: Popullsia homogjene e Shqipërisë në vitin e fundit të...

Ironia e gazetarit: Popullsia homogjene e Shqipërisë në vitin e fundit të mandatit të Rilindjes

Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë.

Shprehja “guri i rëndë në vendin e vet” duket se nuk po vlen më për shqiptarët. Me sytë përtej kufirit, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Shqipërisë. Një valë të re emigrimi paralajmërojnë të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO), teksa raportojnë se rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.

Lidhur me këtë situatë, reagon edhe gazetari Klodian Tomorri.

Përmes një postimi në Facebook, teksa publikon edhe një foto, gazetari shprehet se, shpopullimi i vendit do bëjë që krahu i punës të vijë nga Afrika.

Postimi i gazetarit Klodian Tomorri:

“Popullsia homogjene e Shqiperise ne vitin e fundit te mandatit te Rilindjes.

Po bejne ligjin qe te fusin masivisht krah te lire pune ne vend. Dhe meqe ketu svjen askush nga rajoni se ne kemi rrogat me te uleta ne Europe do shkojne t’i marrin neper Afrike.

Ruajtja e fitimeve te larta kerkon spastrim etnik dhe furnizim me krah te lire pune.

Pas ca vitesh keta ne foto do jene krahu puntor i oligarkeve dhe baza e votuesve te Rilindjes.
Hajde babam hajde”

Në një sondazh të kryer nga Fondacioni “Friederich Ebert”  (2018/2019) 40% e të pyeturve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Shqipëria. Destinacioni më i preferuar është Gjermania. Specialistët pajtohen me mendimin se largimi i të rinjve nga Shqipëria vjen si rrjedhojë e arsimit jocilësor dhe papunësisë.

Referuar të dhënave të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë shënoi 22,2 % në tremujorin e parë të 2019.

Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular