BallinaKryesoreLulzim Basha takohet me aleatët në selinë e PD. I pranishëm edhe..

Lulzim Basha takohet me aleatët në selinë e PD. I pranishëm edhe..

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët në selinë e PD. Takimi ka filluar në orën 9:30 dhe të pranishëm janë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDK Nard Ndoka dhe kreu i PAA Agron Duka.

Por ndryshe nga herët e tjera, takimi këtë radhë nuk ka pasur në fokus krizën aktuale politike në të cilën po kalon vendi.

Burime zyrtare nga selia blu thone  se takimi ka qenë një kafe e organizuar nga Basha me David Philips, ish-këshilltar i disa presidentëve të SHBA-së dhe një aktivist i të drejtave të njeriut.

 

 

Të njëjtat burime thanë se Philips ka pirë një kafe me kryetarin e PD-së dhe aleatët e opozitës, ku mes të tjerash është diskutuar edhe për situatën politike në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular