BallinaKronikeDETAJE TE REJA/Hedhja nga kati i 6-të e portierit të Partizanit, vajza...

DETAJE TE REJA/Hedhja nga kati i 6-të e portierit të Partizanit, vajza po parkonte kur…

spot_img
spot_img

Portieri i Partizanit Aldo Teqja po zhvillon betejën më të rëndësishme gjatë këtyre orëve, atë me jetën e tij. Futbollisti 24-vjeçar është hedhur dje nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve në mushkëri.

Mjekët raportuan dje se rreziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim. Pas ndeshjes PartizaniTeuta 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

 

Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.

71946861_2231956663693441_3845767700282343424_n

Partnerja dhe banorët aty pranë kanë parë skenën dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Lojtarit mësohet se i kanë shpëtuar jetën disa tenda të pallatit dhe në fund pemët, të cilat kanë shërbyer si pengesa dhe kanë evituar pasojat fatale pas hedhjes.

DEKLARATA E POLICISË

Vendimin për t’u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologjike e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar: “Rreth orës 19:40 në rrugën ‘Medar Shtylla’, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular