Ka nisur qe ne oren 07:00 votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ndersa eshte mbyllur zyrtarisht ky proces votimi, ne oren 19:00.
Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilet paten mundesine per te votuar për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.
Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.
Sipas Exit Poll të organizuar nga Klan Kosova Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dalin si partitë fituese me rezultat të barabartë raporton “Zeri.info”.
Sipas këtij rezultati LDK dhe LVV do të jetë 30 %, PDK 22 %, ndërsa AAK-PSD 10%/ZERI|