Në dëshminë e tij para hetuesve, Bledar Toci, i plagosuri në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë në banesën e 30 vjecares nënë e 3 fëmijëve, Marsida Qatja, zbulohet edhe motivi pse ai qëlloi mbi viktimën.
Sipas News24, Toci, shef i sigurise se brendshme ne burgun e Durresit i cili është i arrestuar, ka thënë para hetuesve se:
“Rreth mesnates kur ai erdhi dhe me force po i binte deres dhe po kercenonte shkova une dhe ia hapa deren ndersa Marsida me 2 shoket ishin ne sallon. Sapo ja hapa deren Dritani me tha:
“Ti qenke dashnori i ksaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa me lene kohe qe une ta sqaroja. Menjehere sa kam pare kallashnikovin qe po e pergatite per qitje jam shmangur por nga bresheria u plagosa. Per vetembrojtje reagova dhe qellova vetem nje here”.