BallinaKryesoreVëzhgim i The Guardian për Nobelin në Letërsi: Të gjithë kundër Peter...

Vëzhgim i The Guardian për Nobelin në Letërsi: Të gjithë kundër Peter Handke

spot_img
spot_img

Për fituesin e Cmimit Nobel në Letërsi, Peter Handke, vijon të ketë reagime kritike edhe nga shkrimtarë të tjerë, jo thjesht nga politika sic pamë ditët e fundit edhe në Tiranë, Kosovë, Bosnjë e Kroaci etj. Prestigjozja britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim, ku ndër të tjera citon edhe shkrimtarin Selman Rushdie, i cili në vitin 199 e emëroi Peter Handke si garuesin e  “Budallait Ndërkombëtar të vitit” në Guardian, për “serinë e tij të apologjive të imponuar për regjimin e Slobodan Milošević”. Ky veprim i Rushdie erdhi pasi dramaturgu austriak kishte mohuar masakrën e Srebrenicës dhe më pas kishte marrë pjesë në funeralin e Milloshevicit. Pas shpalljes së Cmimit Nobel të vitit 2019, The Guardian kontaktoi me shkrimtarin Selman Rushdie, i cili i tha: “Nuk kam asgjë për të shtuar sot, por i qëndroj asaj që shkruaja atëherë”. Pra, Rushdie radhitet mes kundërshtarëve të vendimit që tha Akademia Suedeze e Nobelit.

Por ai nuk është i vetmi. “Handke është një zgjedhje shqetësuese për një komitet Nobel që po përpiqet të vendosë çmimin në rrugën e duhur pas skandaleve të fundit,” tha autori Hari Kunzru, i cili u ka mësuar punën e laureatit studentëve të tij.

Më tej ai shtoi për The Guardian fjalët: “Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publikë, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut, përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk është një person i tillë”.

Filozof slloven Slavoj Zižek dhe kritik i gjatë i Peter Handke tha: “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej, duke thënë se ishte një” kanonizim i rremë” i letërsisë. Fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë. Kjo është Suedia sot: një mbrojtës i krimeve të luftës merr një çmim Nobel, ndërsa vendi mori pjesë plotësisht në vrasjen heroit të vërtetë të kohërave tona, Julian Assange. Reagimi ynë duhet të jetë: jo çmimi Nobel për letërsinë për Handke, por çmimi Nobel për paqen për Assange”.

Në vijim të shkrimit me titull “Zgjedhje me telashe, autorët kritikojnë fitoren e diskutueshme të Nobelit Peter Handke”, The Guardian sjell gjithashtu edhe një opinion nga autori slloven Miha Mazzini.

“Disa artistë shitën shpirtrat e tyre njerëzorë për ideologji (Hamsun dhe Nazizëm), disa për urrejtje (Celine dhe antisemitizmin e tij të tërbuar), disa për para dhe fuqi (Kusturica), por ai që më ofendoi më shumë ishte Handke, me naivitetin e tij për regjimin e Milošević. Dhe kjo është një ndjenjë personale. Nuk do ta harroj kurrë dimrin e ftohtë kur Jugosllavia po binte dhe nuk kishte asgjë në raftet e dyqaneve. Ne ishim një familje e re dhe vajza ime ishte e vogël dhe bënte jashtëzakonisht e ftohtë. Unë e kalova tërë ditën në radhë për vajin e ngrohjes dhe në mbrëmje, gati i ngrirë, fillova të lexoj esenë e Handke për Jugosllavinë. Ai shkruante për mënyrën sesi më kishte zili: ndërsa ata austriakë dhe gjermanë, ata perëndimorë, kishin rënë në konsumizëm, ne, jugosllavët, duhej të radhiteshim dhe të luftonim për gjithçka. Oh, sa afër natyrës që ishim! Sa më pak materialistë dhe më të frymëzuar ishim! Edhe në atë kohë, e gjeta mizor atë njeri, tërësisht të zhytur në naivitetin e tij”, shprhet slloveni Miha Mazzini.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha se ndërsa Pen “nuk komenton përgjithësisht për çmimet letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një përjashtim.

“Ne jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të shitur lirë të vërtetën historike dhe të ofrojë veten si ndihmës publik për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosevic dhe udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karadzic”, vazhdoi Egan. “Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka vënë rregullisht në  pikëpyetje faktet për krimet e luftës, meriton të festohet për “pafajësinë gjuhësore të tij”. Në një moment të nacionalizmit në rritje, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në të gjithë botën, bashkësia letrare meriton më mirë se kjo. Ne jemi shumë keqardhur për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë. “

Reagime kundër Peter Handke ka patur edhe në të kaluarën, jo thjesht sot që ai mori Cmimin Nobel në Letërsi.

Sipas The Guardian, në vitin 2008, romancieri Jonathan Littell vërejti: “Ai mund të jetë një artist fantastik, por si qenie njerëzore ai është armiku im … ai është një maskara.” Alain Finkielkraut e quajti atë “një përbindësh ideologjik”, ndërsa Susan Sontag, e cila kaloi disa muaj në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje duke bërë një shfaqje të Qaiting for Godot, tha që komentet e Handke e kishi hequr atë nga lista e ish miqve të saj në Neë York.

Dr Helen Finch, profesore e asociuar në Gjermani në Universitetin e Leeds, vlerësoi aftësinë e Handke për të eksploruar “kufijtë e përvojës njerëzore në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe për “formën e tij të hershme dhe komplekse të ekopoetikës”, por tha se fitimi nga ai i  “Nobel” tregon se komiteti i çmimeve është akoma i magjepsur nga burrat e bardhë evropianë, që shkruajnë në një traditë poetike elitare, dhe është i lidhur ngushtë me perceptimin politik të këtyre personave”.

Megjithatë jo të gjithë u mërzitën nga fitorja e Handke. Mediat serbe u rreshtuan të lavdërojnë vendimin, duke e quajtur Handke një “mik të shkëlqyeshëm”, ndërsa presidenti austriak Alexander Van der Bellen e quajti zërin e Handke “të pakëndshëm dhe unik … Ne kemi shumë për ta falënderuar Peter Handken. Shpresoj që ai ta dijë atë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular