BallinaAktualitetTensionet tek “Unaza e Re”, Lulzim Basha në mbështetje të banorëve

Tensionet tek “Unaza e Re”, Lulzim Basha në mbështetje të banorëve

Tensionet e ditëve të fundit tek protesta e përditshme e banorëve të “Unazës së Re”, ka shtuar prezencën edhe të përfaqësuesve të opozitës ndërsa mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Banorët janë shprehur se projekti i vijimit të Unazës së Re nuk ka për t’u lejuar ndërsa thanë se nuk i janë trembur regjimit komunist jo më Edi Ramës.

Protestuesit kanë ripërsëritur thirrjën ndaj qeverisë për të pranuar dialogun dhe kërkesat e tyre pasi nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

Ndryshe nga herët e tjera kur protestuesit kanë bllokuar rrugën, banorët janë vendosur në trotuiar pasi forca të shumta policore që janë prezente nuk kanë lejuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular