BallinaPolitikeShkarkimi/Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit demokrat. Korab...

Shkarkimi/Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit demokrat. Korab Lita: U zgjodha unë

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se ajo nuk do të jetë më në krye të Grupit Parlamentar të PD-së dhe se në vend të saj, kjo detyrë iu caktua deputetit Korab Lita.

Me një shënim në facebook, Hajdari ka hedhur poshtë pretendimet e Korab Litas, ndërsa shkruan se ajo vijon të jetë në krye të grupit Demokrat.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, shkruan Rudina.

Ndërkohë, ka qenë vetë Korab Lita i cili shkroi në Facebook se ka ndodhur një organizim i brendshëm dhe se atij i është propozuar të jetë kreu i ri i Grupit të Demokratëve.

Statusi i Korab Lites

Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.
KL.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular