BallinaSportTifozët e Milanit dhe Juventusit ngrenë zërin: Largoni Calhanoglu dhe Demiral! Futbolli...

Tifozët e Milanit dhe Juventusit ngrenë zërin: Largoni Calhanoglu dhe Demiral! Futbolli bashkon, kurse ata…

Vazhdon jehona e festimit ushtarak të futbollistëve të Turqisë edhe në sfidën ndaj Francës, veç asaj me Shqipërinë. UEFA ka hapur procedim disiplinor, edhe pse rreziku më i madh është gjoba. Çështja është tepër delikate dhe qeveria e futbollit nuk dëshiron të hyjë në këtë tematikë, edhe pse politika në sport nuk duhet të përzihet.

Ndërkohë, teksa St Pauli mori masa ndaj futbollistit duke e përjashtuar, edhe Schalke po mendon ta shesë Kabak në janar. Por, në Itali jehona ka qenë më e madhe dhe tifozët e Milanit dhe Juventusit, edhe pse klubet e tyre kanë preferuar të bëjnë “asnjë koment!”, kërkojnë të largohen Calhanoglu dhe Demiral nga skuadrat e tyre.

Motivi lidhet me përkrahjen ndaj sulmeve me armë në Sirinë Veriore nga Turqia dhe shpesh deklaratat e Calhanoglu dhe Demiral, që politikën, sipas tyre, po e përdorin në futboll.

“Zhdukini nga Serie A! Nuk na duhen këto futbollistë!”, shkruajnë shumica e komentuesve në Tëitter. “Merrni masa, futbolli duhet të bashkojë!”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular