BallinaKryesoreGazment Bardhi: Rama qeveris me 2 të shpallur non grata nga SHBA

Gazment Bardhi: Rama qeveris me 2 të shpallur non grata nga SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një shënim në facebook ka vënë në dukje edhe njëherë politikën antievropiane njëkohësisht edhe antiamerikane të kryeministrit Rama, që pavarësisht impenjimit të partnerëve strategjikë gradon në në krye të punëve të Partisë Socialiste, njerëz të inkriminuar si Tom Doshi në Shkodër apo Vangjush Dako në Durrës.

‘SHBA ka shpallur botërisht si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Në vend që të jetë në një linjë me partnerin tonë strategjik, Edi Rama ka graduar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, si mëkëmbësit e tij në Shkodër e Durrës.

Boll më me propagandë! Është koha e së vërtetës! Partnerët tanë e refuzojnë modelin që mban në këmbë Qeverinë e korruptuar të Edi Ramës: vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Tani është koha që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën!

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe europiane.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular