BallinaAktualitet“Mos ka njeri me rrjetë”! Telefonata e motrës alarmon anëtarin e bandës...

“Mos ka njeri me rrjetë”! Telefonata e motrës alarmon anëtarin e bandës së Habilajve, shoku e qetëson: Janë tanët (Përgjimet)

Sgurohet dosja e Prokurorisë për bandën e Habilajve, në të cilën janë edhe përgjimet mes trafikantëve për drogën në Babicë të Vlorës. Në përgjimet e Prokurorisë, anëtarët e bandës së Habilajve flasin në telefon për drogën, ndërsa rezulton se për trafikun kanë dijeni dhe familjarë të tyre.

Në përgjimin e sjell më poshtë është biseda mes Armand Koçerrit dhe motrës së tij. Kjo e fundit e telefonon dhe i thotë se ka ardhur një makinë. Ky informacion alarmon Koçerrin, i cili telefonon menjëherë shokun e tij, por ky i fundit i thotë se “janë tanët”.

Përgjimi:
Biseda nr.1334:
Me datë 02.10.2017, ora 7:13:14 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga ana e numrit 0695252289, që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:
645- Hë
289- Po vjen ti, ca po bën
645- Jo, pse
289- Ka hip një makinë poshtë shtëpive të Skënderit, u kthye dhe iku, ndaloi te fiqtë.
645- Po mirë
289- Po thash mos vinte ktu se pashë makinë tjetër, që vinin dritat ktu ballë për ballë me të, por kur u fut nga ne.
645- Mirë, mirë.

Biseda nr. 1342:
Më datë 02.10.2017, ora 7:36:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 355695493140, që përdoret nga një shtetas i paidentifikuar me këtë përmbajtje:
645- Ca bën
140- E ça do bëj, dola ktej nga lagjja jote

645- Nga lagjja ime?
140- Ë
645- Ti ishe me makinë andej?
140- Jo s’isha me makinë, isha në këmbë
645- Po kishte qenë një makinë pak më parë
140- Ë ë janë tanët
645- Ë
140- Janë pa dëme
645- Jo, jo, po them
140- Jo po ktu erdha unë ë
645- Është nonji që njeh aty
140- Eee janë tanët. Ku je ti cu bëre?
645- Unë jam në Vlorë, po më thanë ata të shpisë që kshu, kshu një makinë them.
140- E, rrini pa merak.
645- Jo, jo s’të mora për atë punë, po të mora direkt mos ka ashtu njeri me rrjetë, sado që të kam ty më vin informacioni.
140- Po janë njerëzit tanë.
645- E mirë xhaxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular