BallinaKronikePërgjimet/ “Në Babicë do jem, të marr në telefon”! Zbardhen bisedat mes...

Përgjimet/ “Në Babicë do jem, të marr në telefon”! Zbardhen bisedat mes Armand Koçerrit dhe Moisi Habilajt: Hë vlla, hë të keqen

Zbardhet dosja e Prokurorisë, që përmban përgjimet e bandës së “Habilajve”, që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Nga përgjimet e Akuzës zbulohen bisedat e fshehta mes disa anëtarëve të kësaj bande, të cilët u kapën me 4.5 tonë hashash, në Babicë të Vlorës, ndërsa një pjesë tjetër e bandës ishte aktive në Itali.

“BalkanWeb” sjell më poshtë bisedën telefonike dhe me mesazhe mes Armand Koçerrit dhe Moisi Habilajt.

Përgjimet:
Biseda nr.1130:
Me datë 30.09.2017, pra 3:21:39 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri telefonon numrin 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje:
777- Alo
645- O vlla ca bën. Andi jam çkemi?
777- Kush o?
645- Ani, Ani, Ani ore Koçerri.
777- Alo
645- Ani jam ca po bën

777- Hë vlla, hë të keqen.
645- Çkemi, ça bën, po flije gjumë o
777- Jo ore jo ktu te lokali jam, hë më thuaj
645- Je poshtë apo lart
777- Tani do iki lart, do iki për në shpi
645- Doja të takoja i çikë, të pyesja për diçka.
777- Ku je ti
645- Unë në shpi
777- Në Babicë do jem, të marrë në telefon kur të jem te diga
645- E mirë merrem në telefon.

Biseda nr. 1131:
Me datë 30.09.2017, ora 3:37:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga KOçerri, ka dërguar sms drejt unmrit 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: Jam te noku.

Biseda nr. 1133:
Më datë 30.09.2017m ora 3:38:37 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga Koçerri, ka marrë sms nga numri 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: 5 min.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular