BallinaAktualitetDita e pestë e Rrugëtimit për Shqipërinë, Lulzim Basha sot në Krujë

Dita e pestë e Rrugëtimit për Shqipërinë, Lulzim Basha sot në Krujë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohet sot pasdite me qytetarët e Krujës. Në veçanti, në fokus të bashkëbisedimit do të jenë të rinjtë. Basha ka njoftuar në rrjetet sociale se “Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen anëtarë të rinj, nga Kruja: “Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen sot anëtarë të rinj. Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 17:00 nga Kruja”.

Me këtë takim, Basha përmbyll javën e parë të Rrugëtimit për Shqipërinë gjatë së cilës ka përshkruar  5 qytete: Elbasanin, Korçën, Shkodrën, Vlorën dhe Krujën.

Dje në Vlorë, Basha u ka theksuar të rinjve se “emigracioni nuk është zgjidhja! Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë. Ne kemi një plan për të mbështetur rininë nëpërmjet arsimit sepse asnjë i ri nuk duhet të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

Pjesë e këtij plani është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë dhe fokusimi te teknologjia e informacionit. Kështu do të tërheqim investime të huaja të cilat do ti japin të rinjve arsye për të qëndruar në Shqipëri dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular