BallinaAktualitetKosta Grillo “non-grata” në stadium, ka ca fjalë për të thënë Dukës…

Kosta Grillo “non-grata” në stadium, ka ca fjalë për të thënë Dukës…

Shumë personazhe të njohur ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme për të parë në stadiumin e inauguruar me kullë, ndeshjen Shqipëri-Francë.

Tribuna VIP, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Në lidhje me këtë fakt, se nuk i ra në mend FSHF e nuk mori ftesë, komentatori Kosta Grillo ka publikuar një status në Facebook.

Ai ka shkruar:

”Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator kombëtaren, e prisja një ftesë. Qorrat e FSHF e fshinë emrin tim.”

Deklarata e Kosta Grillos gjatë Kampionatit Botëror se bënte tifozllëk për Serbinë, ngjalli shumë polemika. Dikur pjesë e TVSH, ai u pushua nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, Grillo u fotografua me tre gishtat lart, simbolin e serbëve i krijuar me qëllime politike, kundër popujve joserbë të ish-Jugosllavisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular