BallinaAktualitetAsnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur, pronari tërheq nga porti i Shëngjinit...

Asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur, pronari tërheq nga porti i Shëngjinit jahtin turk të braktisur

Është tërhequr nga porti i Shëngjinit jahti i biznesmenit turk, i cili u gjet i braktisur ne det te hapur me 6 shtator të këtij viti, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur

Jahti lukzos ka qëndruar ne port i bllokuar me kërkese të prokurorisë e cila po kryen hetimet, ndërsa është marrë sot nga pronari, Nedim Akyuz, pas autorizimit të dhënë nga prokuroria dhe autoritet portuale.

Jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.

1568053370_1568047638NedimAkyuz13
Nedim Akyuz, pronari i jahti
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular