BallinaAktualitetEmina Cunmulaj 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Emina Cunmulaj 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Të shumtë janë emrat e personazheve të njohura të televizionit dhe showbiz-it që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmuan me sa mundësi kishin njerëzit në nevojë.

Një prej tyre është edhe Emina Cunmulaj , e cila mbrëmjen e kaluar ka bërë të ditur shumën që dhuron.

Ajo ka telefonuar  në emisionin “NIN” dhe zbuloi se dhuron 10 mijë dollarë.

Gjatë lidhjes direkte, Cunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra.

Emina gjithmonë është përpjekur që të ndihmojë shqiptarët, pak kohë më parë ajo ndihmoi një familje në Shkodër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular