BallinaKulture"Nënë"/Cikël poetik nga nga Alma Muça

“Nënë”/Cikël poetik nga nga Alma Muça

Nga Alma Muça
   Nënë
Dhe tek varri kur ti shkojm,
tufën me lule do ja çojm..
Do ti them ngrihu moj nënë,
shiko bijtë që të kanë ardhë.
Shiko nënë shiko nga lartë,
nga ai qiell me rreze të artë.
Shiko lotin si pikon,
n’atë merrmer që po të vajton.
Ah moj nanë e mjera nanë,
si tu mshelën syt në atë anë.
I ftohti dimër me lotin ne sy.
I gjen k’ta fmijë që janë pa ty.
Bijtë e tu po te vajtojnë,
nga shpirti zemra s’te leshojne.
Sa janë rrit ato pa ty,
të përvëluar nga malli ne sy.
Gjumi
I lutem zotit në ktë natë,
zërin dhe njëher me ta ngju.
Aq malli më ka marrë,
sa prej shtratit du me të çu.
Ah moj nëna ime,
a po më dëgjon???
Zgjohu nga ai gjumë
që shumë po të mallkon.
I mallkuar gjumë,
i mallkuar shtrat.
Pa jastik të ngrohtë,
ai shpirt i akllt .
Ai gjum mallkuar,
pa ëndrra të ka lënë.
Zgjohu dhe njëher,
shiko fëmijën tënd.
 Gjëmbi 
Gjaku yt na rriti,
ai gjak u tret.
A thu uj u bë???
Gjersa iku nga kjo jetë.
Jeta ish e egër,
me klithma plotë.
Të mpirë nga një gjëmb,
Infektim idiot….
Ti gjëmbit nuk ju trëmbe,
as dhimbjes te tij…
U bëre e fortë,
luftove me gji.
Flutura
Flutur e bukur që fluturon,
një dëshirë qiellit lart
a ja dergon???
Malli fort me ka marrë
loti në sy akoma s’më është tharë.
Në qiellin e kaltër fluturo,
drejt ëngjëjve ti shko.
Ëngjëllin më të bukur ma tako,
puthe dhe fort ma përqafo.
Thesari 
Mungese e 8 viteve
po ndihet tek un,
Mes lotësh dhe dhimbjesh
akoma më shumë.
Ah kjo dhimbje e shktret,
s’ka për të kalu,
Plagë është bo kjo zemër
që të do kaq shumë.
Dhimbja nuk ka fund,
as marazi i shkret.
Se të dua pa fund,
dhe nuk harrohesh lehtë.
Ke qenë dhe do jesh:
“THESARI MË I SHTRENJT”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular