BallinaKronikeTë shtëna me armë në një spital në Çeki, 6 të vdekur...

Të shtëna me armë në një spital në Çeki, 6 të vdekur dhe 2 të plagosur

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë raportohen të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë në një spital në Çeki.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ostravas. Mediat lokale raportojnë se një person ka hapur zjarr në rrethana ende të paqarta në spitalin e qytetit, ndërsa arriti të largohej.

Policia ka publikuar një foto të personit të dyshuar. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa i ka kërkuar banorëve që të qendrojnë brenda banesave.

Raportohet gjithashtu se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular