BallinaRajoniPlagoset këshilltari i Limajt/Detaje nga përplasja me armë zjarri në kryeqytet

Plagoset këshilltari i Limajt/Detaje nga përplasja me armë zjarri në kryeqytet

Gjatë pasdites së sotme, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Veternik të Prishtinës, një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00.

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i plagosur është anëtari i Nismës dhe këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Por një informacion i tillë, deri më tani mbetet i pakonfirmuar nga autoritetet.

Ata kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me daten 17.12.2019 rrethe ores 17:00 kemi pranuar nje informate per nje person te plagosur me arme zjarri ne Veternik -Prishtine. Njesit Policore iu kane pergjigjur rastit dhe kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve te para nga tereni viktima i plagosur menjeher eshte transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shendetesore sipas stafit mjekesor eshte stabile, jashte rrezikut per jete”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Detaje tjera ende nuk janë zbardhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular