BallinaAktualitetErvin Salianji kërkon pafajësinë për çështjen “Babale”, thirrje Prokurorisë: Të rishihen provat...

Ervin Salianji kërkon pafajësinë për çështjen “Babale”, thirrje Prokurorisë: Të rishihen provat që janë shmangur!

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Babale”kundër ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për të cilin Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg.

salianji

Avokati i ish-deputetit, Ledio Braho, kërkoi që Salianji të shpallet i pafajshëm, ndërsa vetë ish-deputeti kërkoi rishikimin e provave, që sipas tij, janë shmangur nga Prokuroria për t’i dhënë tjetër rrjedhë hetimit.

 

Për mediat Salianji thekson se nëse do të bënte një konspiracion kaq të madh do ta bënte vetëm me vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën dhe jo me vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

“Nëse do të doja të bëja një konspiracion kaq te madh do ta bëja me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllain e ministrit të Brendshëm. Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun.

Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme.

Një provë tjetër e pa kundershtueshme është pavërtetësia e thënieve të Alizotit, që thotë se direkt pas regjistrimet janë nisur në Tiranë. Qelizat telefonike tregojnë qartë se nga 13 janari 2018 deri në 31 janar 2018 Alizoti nuk ka qenë në Tiranë. Ne e kemi disponuar materialin audio në fund të tetorit dhe jo në janar siç thotë Alizoti”, theksoi Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular