BallinaAktualitetU shkarkua nga BSH, Arben Malaj: Taulant Balla më kërcënoi me sms,...

U shkarkua nga BSH, Arben Malaj: Taulant Balla më kërcënoi me sms, provat do t’i çoj…

Anëtari i shkarkuar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj ka deklaruar sot në emisionin ‘Opinion’ se ai është shkarkuar për inate personale të kryeministrit.

Po ashtu ish ministri i Financave tha se kishte marrë një mesazh kërcënues nga Taulant Balla, që i kërkonte të mos kritikonte kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe qeverinë.

Ai ka këmbëngulur më tej kur ka thënë se edhe gjoba 110 milionë euro që do t’i faturohet Shqipërisë për shkak të gjyqit të biznesmenit Becchetti vjen për shkak të disa sms-ve që sipas tij Erjon Veliaj i ka nisur Becchettit duke e kërcënuar.

‘I kam sms-të, mos u merr me mua, me dasmën time’, -citoi  Malaj.

Ai ka shtuar më tej se një arsye tjetër për shkarkimin e tij është edhe vota në Bord ku implikohen interesa të caktuara private. Ish-ministri i Financave ka deklaruar edhe se i kanë refuzuar anëtarësimin në PS pas aplikimit online.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular