BallinaAktualitetHoxha shqiptar që rrahu dhe përdhunoi ish-gruan e tij, dëbohet nga Zvicra

Hoxha shqiptar që rrahu dhe përdhunoi ish-gruan e tij, dëbohet nga Zvicra

Imami i pezulluar Fehim Dragusha do të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi. Ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortës së tij nga Singapori, përcjell albinfo.ch.

Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim, madje duke u ankuar deri edhe në Gjykatën e Strasburgut. Ai ka thënë se do të dëshironte që dënimin ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë. Por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

“Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha. Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular