BallinaKronikeDy të vdekur në Patos, policia informacion zyrtar: Ja kush është autori

Dy të vdekur në Patos, policia informacion zyrtar: Ja kush është autori

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Patos, ku mbetën të vrarë dy persona, sipas informacioneve të para të dy të rinj.

Autori i identifikuar si Martin Skëndaj, sipas policisë në ambientet e poliklinikës së Patosit ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Por pasi është transportuar në spital, i plagosur ka ndërruar jetë.

Policia ka mundur të kapë autorin pak minuta pas ngjarjes teksta tentonte të arratisej.

Informacion paraprak
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular