BallinaKryesore“Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë”, reagon Haradinaj: Gjithçka...

“Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë”, reagon Haradinaj: Gjithçka bëhet për të hequr taksën

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një mini-shengen që kryeqytet e ka Serbinë. Për Haradinajn e gjithe ideja e mini-shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.

Haradinaj tha se përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ne.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, rreth asaj se takimi po mbahet në Tiranë tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është vëllai i tij, por që tha se nuk ka pasur qare pa dal kundër ndarjes së Kosovës.

“Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është përspektiva jonë” tha Haradinaj.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tash Kosova do të kishte liberalizim të vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular