Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy nga pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”. Por vendimi për të shpallur fituese Enedën u pasua me shumë diskutime.
Eneda Tarifa e ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel është pyetur pikërisht për këtë gjë. Ajo i ka mohuar këto thashetheme.
“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.
Ndër të tjera ajo ka treguar edhe këngën e saj të preferuar në “Këngën Magjike”, e cila është kënga e Marsela Çibukaj.