BallinaKultureI dha fund miqësisë me Fifin pas fitores në “Këngën Magjike”? Eneda...

I dha fund miqësisë me Fifin pas fitores në “Këngën Magjike”? Eneda Tarifa tregon për herë të parë të vërtetën

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy nga pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”. Por vendimi për të shpallur fituese Enedën u pasua me shumë diskutime.

Pas përfundimit të festivalit, u përfol madje edhe se miqësia mes dy kengetareve nuk ishte më njësoj per shkak te pozicionimit qe zune ne kete gare, por asnjëra nga të dyja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë fakt, të paktën deri më sot.

 

Eneda Tarifa e ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel është pyetur pikërisht për këtë gjë. Ajo i ka mohuar këto thashetheme.

“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.

Ndër të tjera ajo ka treguar edhe këngën e saj të preferuar në “Këngën Magjike”, e cila është kënga e Marsela Çibukaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular