BallinaKryesore"Krah biznesit me taksa të ulta", Dorian Teliti: Rrogozhina, pasqyra e varfërisë...

“Krah biznesit me taksa të ulta”, Dorian Teliti: Rrogozhina, pasqyra e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Rrogozhinë me biznesin lokal.

“ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra”, u deklarua gjatë takimeve të shefit të kabinetit në PD, Dorian Teliti.

Ja njoftimi

Rrogozhina është pasqyra e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Tregtarët dëshmojnë për rënie drastike të konsumit. “Kam bërë vetëm 2 mijë lekë të vjetra xhiro”- I tha një zonjë përfaqësuesve të një prej grupeve të grupeve të PD, të cilët janë prej dy javësh në takime intensive me biznesin, në të gjithë Shqipërinë.

“Kam shitur vetëm një palë atlete 10 mijë lekë të vjetra”- tha një tregtar tjetër, ndërsa pronari i një furre buke u shpreh se shitjet janë përgjysmuar vitin e fundit” dhe bizneset po mendojnë edhe mbylljen e tyre. Në një market zonjë zonjë u shpreh se krahasuar me vjet, rënia e xhiros është gati pesëfish, duke dëshmuar për një situatë të rëndë ekonomike, me konsum në rënie dhe fuqi blerëse të pakët.

Përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti i shoqeruar nga ish deputetja Orjola Pampuri si dhe kreu i deges se PD, Ferdinand Saraçi, inkurajoi bizneset të rezistojnë dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike me votë për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.

“ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra. Kaq do të jetë detyrimi yt. Pjesën tjetër, çfarë do të fitosh do ta shpërndash brenda familjes tënde, të rrisni mirëqenien dhe të paguash rrogat e punonjësve që do të merrni këtu. Çmimi i energjisë do të ulet deri në masën 40% në varësi të llojit të biznesit, çmimi që do të lëvizë do të ulet nga -20% deri në -40%. Është e vetmja mënyrë për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë ne me votë të ndershme t’i themi mirupafshim këtij kryeministri i cili mendon vetëm për oborrin e tij dhe për shokët e tij. Këtij kryeministri që nuk e vret mendjen se ti ke shitur vetëm një palë këpucë sot 1000 lekë të vjetra, por një kryeministri që e vret mendjen si të shpërndajë vitin e ardhshëm 150 milionë dollarë për 12 veta. Ju do të jeni më të fuqishëm, ju do të paguani më shumë rroga për punonjësit tuaj, ju do të jeni më të mirëqenë, ju do të konsumoni”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular