Ndërrimi i viteve në vendin tonë nuk do të vijë as me reshje shiu dhe as me reshje bore. Mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare pritet të dominojë javën e ardhshme. Më 31 dhjetor Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ulje të ndjeshme të temperatuarave.
Në disa prej qyteteve të vendit termometri do të zbresë në minus ndërsa përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet të bie mjegulla. Era përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Më e fortë ajo pritet të jetë në zonat bregdetare, luginën e Drinit dhe Alpe.
Masat ajrore të ftohta parashikohet të sjellin ngrica në pjesën më të madhe të vendit. Situatë e ngjashme meteorologjike pritet të na shoqërojë dhe ditët e para të vitit 2020./abcnews.al