BallinaAktualitetU siguronte leje ndërtimi qytetarëve kundrejt pagesave, kush është biznesmeni i arrestuar...

U siguronte leje ndërtimi qytetarëve kundrejt pagesave, kush është biznesmeni i arrestuar në Elbasan (Emri)

Një biznesmen ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa lejë kundrejt parave.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi në Elbasan.

Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve ne komisariatin e policisë së Elbasanit.

Prej 6 muajsh policia e kishte nën hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky person në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan, u premtonte pronareve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje.

44-vjeçari Shahini kishte lidhje te forta edhe me zyrtare te INUV në bashkinë e Elbasanit nëpërmjet te cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që shkonin nga 3 deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale ‘ndërtim i pa ligjshëm’, ‘Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm’ dhe , ‘Fshehje e të të ardhurave’. /BW

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular