Basha jep zgjidhjen për zgjedhjet: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare dhe një kryeministër, i papërlyer me pushtetin e marrë me krimin
Ne kemi paraqitur propozimet tona prej shtatorit. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi dhe ndërkohë ka kaluar një afat, që ëhstë afati i dhjetorit. Jemi ne në pritje të qendrimit të PS dhe dhe të Edi Ramës. Pro apo kundër. Por dua të them se kjo pritje nuk mund të vazhdojë pa fund. Dhe se ne do të marrim absolutisht çdo vendim dhe do të ndërrmarim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Ky nuk mund të jetë një proces tavolinash të mbyllura e dhomash të errëta, duhet të jetë jë proces gjithëpërfshires, i aktorëve dhe faktorëve politikë dhe jo vetëm, edhe faktërëve shoqësorë, që të garantojë një refomë zgjedhore me standarde, që të garantojë zgjedhje të lira e të nderhsme. Propozimet tona janë të qarta, janë të publikuara. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë presje, asnjë pikë, asnjë qendrim nuk ka ndryshuar. Natyrisht, që këtu prevalon vullneti politik. Ai që vendos është vullneti politik. Përsa kohë Edi Rama vazhdon ta mbështesë karrierën e tij politike dhe fatin e tij politik tek kriminëlet, përsa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend, në bashki, në insitucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë, harrojeni se këtu do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme! Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër kujdestar të zgjedhjeve të lira e të ndershme, i cili nuk është i përlyer dhe as pjesë e tepsisë me krimin dhe e pushtetit të marrë me krimin. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe ky mbetet prioriteti absolut i PD dhe i opozitës. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhjet, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektora,l të publikuar nga Zëri i Amerikës dhe Deutche Ëelle, nga mediat e pranishme në sallë dhe, natyrisht, nga ne, nga opozita politike. Dje, jeni njohur me faktin e një tjetër kryebashkiaku të kapur me rekorde kriminale, të emëruar kryebashkiak në Mallakastër. Kjo tregon se nuk është një problem sporadik. Edhe kur i emëron pa kundërshtarë, Edi Rama zgjedh kriminelë apo njerëz të lidhur me kriminm siç është Tushe i Lushnjës, që i plasin granatat në zyrë dhe prapë, ky njeri hesht, në vend që ta kishte shkarkuar 24 orëshin e parë. Pse? Sepse ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Dhe ky është problemi numër 1 që ka Shqipëria, një kryeministër që nuk ndahet dot nga krimi. 4 të tjerë janë provuar tashmë me rekorde kriminale. Si zgjidhet kjo? Çfarë sistemi do ta zgjidhë këtë? Problem sistemi është ky? Natyrisht që jo! Është problem i një njeriu që e ka ndërtuar karrierën e tij politike dhe çdo betejë të tij politike në aleancë me krimin, në kurriz të qytetarëve.
Only admins can send messages