BallinaAktualitetAgim Kajmaku në kërkim, ja çfarë kërkojnë avokatët në gjykatë

Agim Kajmaku në kërkim, ja çfarë kërkojnë avokatët në gjykatë

Ish-kryebashkiaku i Vorës, i emëruar nga Edi Rama, Agim Kajmaku vazhdon të jetë ende në kërkim, pasi policia se ka gjetur.

E pikërisht sot, çështja e Kajmakut është rikthyer edhe njëherë në Gjykatën e Tiranës,.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria deklaroi se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me Agim Kajmakun përsa i përket masës së sigurisë dhe akuzave ndaj tij.

‘Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal’.

Gjykata më parë ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndërsa sot avokatët e Kajmakut kërkuan ndryshim të masës, nga “arrest me burg” në një masë më të butë.

Biznesmeni i luleve, u emërua nga Rama si kryebashkiak në votimet monopartiake të 30 qershorit, por më pas rezultoi të ishte i dënuar në Greqi.

Pikërisht pas denoncimit nga ana e PD-së, nisën hetimet që çuan edhe në shkarkimin e tij dhe më pas shpalljen në kërkim të Agim Kajmakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular