BallinaAktualitetDhuna/Preç Zogaj: Gruas që i jepet urdhri i mbrojtjes, ti jepet dhe...

Dhuna/Preç Zogaj: Gruas që i jepet urdhri i mbrojtjes, ti jepet dhe arma

Një tjetër ngjarje të rëndë që ka trajtuar emisioni Opinion, këtë të hënë ka qenë edhe vrasja e Enkeleda Çapoku nga kunati i tij 34-vjeçari Erdet Çapoku.

Por analisti Preç Zogaj ka bërë deklarata të forta. Ai tha se nëse jepet urdhri i mbrojte për një femër, atëherë ti jepet edhe një pistoletë. Deklarata erdhi pasi për ngjarjen në fjalë në media ka dalë edhe fakti se Enkeleda Çapoku ka patur urdhër mbrojtjeje.

Preç Zogaj: Nëse policia i ka marrë sa për të kaluar radhën këto gjëra atëherë duhet bërë një analizë të mbahet përgjegjësia…Për mbrojtjen unë nuk e di sesi zbatohet urdhri për mbrojtje por mendoj se nuk mund të lihet kështu më pasi në Shqipëri kemi dhe njerëz parahistorik. Atëherë unë mendoj se kujt ti jepet urdhër mbrojtje ti jepet edhe arma. Kujt ti jepet urdhri i mbrojtjes ti jepet dhe arma ose të mësohet edhe të bëj qitje që të mbrohet.

Mesnatën e 9 Janarit, Erdet Çapoku shkelmoi derën e banesës ku jetonte Enkeleda Çapoku me nënën e saj dhe dhunoi me sende të forta 30-vjeçaren e cila humbi jetën për shkak të plagëve. 34-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular