BallinaKryesoreGjykata vendos/Rrëzohen akuzat politike ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit

Gjykata vendos/Rrëzohen akuzat politike ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit

Gjykata e Tiranës vendosim sot pushimin e çështjes për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm, Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, pas akuzave për falsifikim  formularësh, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ristani tha se gjykata pushoi çështjen pasi nuk ekzistonin fakte dhe se veprimet e kryera nga ata ishin të bazuara në ligj.

BAsha=konferenca-Salianji (4)

Sipas Ristanit e gjithë çështja është një akuzë e montuar politikisht, kjo referuar edhe qëndrimit të mbajtur nga Prokuroria.

Gjykata vendosi të pushojë çështjen sepse fakti nuk ekziston, veprimet e kryera janë të bazuara në ligj dhe për këtë gjykata vendosi të pushojë gjykimin e  kësaj çështje.

Prokuroria u paraqit me dy qëndrime: Një të kthehej çështja dhe një që çështja të shkonte në gjyq. Një organ i çorganizuar me disa qëndrime. Është një akuzë e montuar politikisht edhe për shkak të qëndrimit të mbajtur nga prokuroria. Unë e kam deklaruar që sado të ndikojnë të drejtësia do ketë njerëz që do japin drejtësinë që i mungon këtij vendi”, tha Ristani.

Më tej ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se paratë që është paguar biznesmeni Nik Muzin për lobime kanë dalë nga buxheti i PD dhe janë të deklaruara në KQZ.

PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që i ka deklaruar në KQZ. Unë parashikojnë që do vazhdojë që njerëzit e drejtësisë do bëjnë drejtësi”, u shpreh Ristani.

I pyetur për garancinë që kërkon Nik Muzin bnga shteti shqiptar për të deklaruar lidhur me lobimet, Ristani u shpreh se biznesmeni duhet të kërkojë garanci nga shteti i vet, ndërsa theksoi se çështja është politike, për aq kohë sa nuk ka një procedim për të në shtetin e tij.

Nuk Muzin nuk ka pse kërkon garanci këtu, por t’ia kërkojë shtetit të vet. Fakti që nuk është në hetim në shtetin e vet do të thotë se çështja është plotësisht politike”, tha Ristani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular