BallinaKronikeEMRAT-FOTO/Anëtarët shqiptarë të klanit mafioz dalin para gjykatës, ja çfarë u vendos...

EMRAT-FOTO/Anëtarët shqiptarë të klanit mafioz dalin para gjykatës, ja çfarë u vendos për ta

Disa nga anëtarët e dyshuar të konsideruar të grupit të “mafies viterbese” kanë dalë para gjykatës. Nëntë nga 13 të arrestuarit nga grupi kriminal kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ionel Pavel, 36 vjeç i vetmi me origjinë rumune, pjesë e grupimit, kërkoi gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar u kërkua edhe nga italianët Viterbesi Manuel Peçi dhe Gabriele Erasmi, të vetmit që janë duke u gjykuar me “arrest në shtëpi”. Parashikohet se gjykim i shkurtuar mund të jepet edhe për të quajturit “shefa të grupit” Ismail Rebeshi e Giuseppe Trovato, shkruajnë mediat italiane.

Mirëpo kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të lartpërmendurit do të zyrtarizohet më 24 janar. Po më datë 24 janar pritet të zyrtarizohet nëse do të ketë gjykim të shkurtuar edhe për shqiptarin tjetër Gazmir Gurguri.

Seanca dëgjimore paraprake për nëntë nga 13 të arrestuarit në goditjen Antimafia të 25 janarit 2019 filloi në orën 10.00 të mëngjesit në Gjykatën e Romës. Më datë 21 dhjetor, në të njëjtën sallë dy prokurorët Fabrizio Tuçi dhe Giovanni Musarò lexuan akt-akuzat. Po ashtu, edhe vëllezërit shqiptarë Spartak dhe Shkelzen Patozi, 35 vjeçari me origjinë maroken Fouzia Oufir, dhe punëtori 32 vjeçar nga Viterbo, Gabriele Laezza kanë kërkuar gjithashtu gjykimin e shkurtuar.

Të dy dhe sipërmarrësi 37-vjeçar shqiptar Ismail Rebeshi, në krye të shoqatës kriminale të pretenduar të stilit mafioz aktiv në Viterbo ndërmjet 2017 dhe 2018, do të gjykohen në 10 shkurt, me një të tretën e dënimit të zbritur në rast dënimi. I njëjta gjë vlen edhe për Sokol Dervishin, baristi Luigi Forieri dhe kontraktori Martina Guadagno.

Image

 

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular