BallinaKryesoreBardhi, takim me strukturat e PD në Pukë dhe Vaun e Dejës:...

Bardhi, takim me strukturat e PD në Pukë dhe Vaun e Dejës: Përfaqësuesit e Ramës, me të kaluar kriminale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije disa detaje nga takimi me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë. Ai shkruan se së bashku me ta ndau disa shqetësime për përfaqësuesit e Ramës në administratën shtetërore.

Postimi i Bardhit:

Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.

Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.

Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular