BallinaKronikeVIDEO/Arrestohet hajduti i laptopëve, pamjet e grabitjeve

VIDEO/Arrestohet hajduti i laptopëve, pamjet e grabitjeve

Një i ri është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur disa laptopë në dyqane të ndryshme.

Në pranga është vënë 34-vjeçari me inicialet E. C., që sipas policisë ka vjedhur të paktën 3 laptopë.

Arrestimi i 34-vjeçarit është bërë gjatë operacionit policor të koduar ‘Lenovo’.

‘Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:

Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’;

Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Vjedhja’, bëjnë të ditur burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular