BallinaAktualitetBesnik Aliaj, merr nga Forumi Urban Botëror çmimin fitues të karrierës mes...

Besnik Aliaj, merr nga Forumi Urban Botëror çmimin fitues të karrierës mes 9 mijë profesionistëve nga 150 vende të botës

Profesionisti merr ate qe i takon me kohen qofte brenda apo jashte. Megjithate nderkombetaret, organizata ose jo jane te perkushtuara per te vleresuar me te miren ne fusha e ndryshme, qe te zotit ti japin hakun, sic thuhet ne Shqiperi.
Rasti sot eshte te sjellim nje çmim nderkombetar qe do te marr nje profesionist shqiptar ne muajin shkurt ne nje gare te ashper ku per vleresimin iu eshte  dashte pune profesionisteve per te vendosur jo vetem per pjesmarrjen e larte por dhe vendet nga kane marrre pjese.

Statusi i Besnik Aliajt në FB

Të dashur miq,
Kjo puna e çmimeve ndërkombëtare është konsumuar disi, por ky është një çmim prej vërteti!

Me nismën e Rrjetit IHSAI, Instituti IHS, dhe Universiteti Erasmus, Roterdam Hollandë, më kanë përzgjedhur si fitues i çmimit të karrierës në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban, në një seleksionim ndër 9000 profesionistë nga rreth 150 vende të botës. Çmimi do të akordohet në kuadër të WUF 10 Forumi Botëror Urban, që do të mbahet sivjet në Abu Dabi, 08-13 Shkurt 2020, në Emiratet e Bashkuara Arabe, organizuar nën kujdesin e Programit UN Habitat të Kombeve të Bashkuara!

Nuk mund të mohoj kënaqësinë për këtë njohje ndërkombëtare të 30 viteve pune e përkushtim, arritje që e ndaj me zemër e mirënjohje me të gjithë kolegët e studentët e mi ndër vite në Institutin Co-PLAN dhe Universitetin POLIS, sidomos kolegët e miqtë Dritan Shutina dhe Sotir Dhamo! Faleminderit sinqerisht të gjithë atyre që menduan për mua, dhe ata që mundësuan këtë çmim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular