BallinaUncategorizedAlizoti: Tragjedi për Shqipërinë nëse Rama rri edhe një mandat tjetër qeverisës

Alizoti: Tragjedi për Shqipërinë nëse Rama rri edhe një mandat tjetër qeverisës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ishte i ftuari i mbrëmjes në Abc Neës me gazetaren Mirela Milori. Alizoti u pyet për zhvillimet politike në vend, ku ndër të tjera tha se rotacioni është i domosdoshëm jo vetëm për të sjellë PD në pushtet por për të shpëtuar vendin nga autokracia.

“Do të ishte tragjedi për gjithë Shqipërinë nëse Edi Rama do të rrinte edhe një mandat tjeter. Duke parë lëvizjet e tij apolitike që tenton të shkojë në autokraci, situata bëhet e rrezikshme. Në 30 vite qeveritë janë ndërruar në çdo dy mandate. Kjo nuk duhet të ndodhë për kryetarin e PD-së, duhet të qarkullojnë elitat”.

Sipas tij opozita e bashkuar duhet të vijë në pushtet me modele të reja dhe cilësi të re.

“Unë jam rreshtuar fort kundër Ramës dhe qeverisë së tij të rrezikshme”, tha ai.

I pyetur për një pakt të fshehtë Rama-Basha, ai tha se kjo është propagandë që bëhet nga PS-ja.

“Unë nuk e besoj këtë. Sa më keq të jetë qeverisja e vendit aq më e fortë bëhet propaganda. Nëse ndodh kjo ka rënë loja. Basha smund të bëjë një pakt të tillë për të mbajtur Ramën në pushtet. Atëherë pas 2021 kush do merret me opozitën”, vijoi Alizoti. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular